Ja parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e hënë) do të ketë mot kryesisht të vranët, ndërsa pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e hënë) do të ketë mot kryesisht të vranët, ndërsa pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.

Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Temperaturat minimale do të jenë nga -3 deri në -1 gradë celsius, ndërsa vlerat më të larta do të sillën rreth 8 deri në 10 gradë celsius.

Të martën – Mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.

Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore.

Të enjten – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.

Të premten – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nuk parashihen ndryshime në fushat termike. Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatere deri e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.