Ragip Xhaka me bashkëpunëtorë vizitojnë Thaçin, Veselin dhe të tjerët në Hagë

Kryetari i degës së PDK’së, në Zvicër, Ragip Xhaka së bashku me bashkëpunëtorët e tij Shaip Kadriaj, Xhavit Bajraktarin dhe veteranin e UÇK’së, Bashkim Shala, kanë zhvilluar sot një vizitë në Hagë, ku kanë takuar ish-presidentin Hashim Thaçi, me kryetarin Kadri Veseli, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinaj.

Në njoftimin drejtuar mediave, dega e PDK’së në Zvicër, ka njoftuar se takimi është zhvilluar sot në Hagë, me ish-krerët e UÇK’së.

Ragip Xhaka pas takimeve ka thënë se ishte një vizitë emocionuese, duke treguar se Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe Haradinaj, janë në gjendje të mirë fizike dhe emocionale.

“Ishte një vizitë emocionuese për mua personalisht, pasi që nga takimi i fundit që kishim në liri, ishte shumë e vështirë që këta burrështetas t’i takoi brenda qelisë në Hagë. Por mund të them me sinqeritetin më të madh se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, por edhe të tjerët brenda qendrës së paraburgimit, ishin në gjendje të mirë si fizike ashtu dhe emocionale. Për ne ata janë krenaria kombëtare dhe jemi krenar me rrugëtimin e tyre historik në çlirimin e Kosovës”, tha kryetari Ragip Xhaka pas vizitës në Hagë.

Kjo degë ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe gjithë ushtarëve të tjerë që ndodhen në Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.