/

Kardiokirurgu nga Shkupi i akuzuar për mashtrim, mes viktimave ka edhe familje nga Kosova

Prokuroria Themelore në Shkup dje ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe klinikës së tij private, për përdorimin e metodës invazive për pastrimin e gjakut tek pacientët e infektuar me COVID-19.

Mitrev mund të dënohet me burg nga një deri në dhjetë vjet për veprën “mashtrim” që i ngarkohet.

Familjet e tetë pacientëve të vdekur, mes të cilëve edhe familje nga Kosova, kanë bërë kallëzim penal kundër spitalit privat të kardiokirurgjisë “Zhan Mitrev”, ku akuzës i janë bashkuar edhe 283 pacientë të cilët ndihen të lënduar në këtë rast.

Prokuroria Themelore në Shkup në një konferencë për media njoftoi se nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht se ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i kësaj vepre penale, por mashtrim klasik, fshehja e fakteve kyçe që lidhen me të. Hemofiltrimi, metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet pozitive dhe negative të tij, kështu që ata u mashtruan, me qëllim përfitimin e paligjshëm të përfitimit pasuror.

Gjatë procedurës, siç njofton Prokuroria Themelore në Shkup, prokurori publik ka ofruar prova që e vërtetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri i ka lajthyer të dëmtuarit në periudhën nga qershori i vitit 2020 deri në qershor 2022, me qëllim të sigurimit të një përfitim financiar i kundërligjshëm, pacientët e trajtuar në spital për Covid-19, të cilët kanë kryer hemofiltrim dhe familjarët e tyre, me të cilin është dëmtuar pasuria në vlerë prej 97.461.600 denarë ose 1,57 milionë euro.

I akuzuari u prezantoi pacientëve dhe publikut se metoda e hemofiltrimit ishte miratuar për përdorim dhe se ishte efektive për trajtimin e Covid-19, si dhe se përdorte krizën shëndetësore të shkaktuar nga pandemia.

Prokuroria e Shtetit të Maqedonisë Veriore ka bërë të ditur për mediat se në rastin e të pandehurit gjykata ka pranuar lirimin me kusht prej një milion eurosh, ndërsa për personin juridik është parashtruar kërkesë sigurie, përfshirë masën për ndalimin e shitjes në afat të caktuar, për të cilën nuk kanë marrë ende një vendim.

Procedura u krijua pas protestave publike, pasi IRL (Laboratori Kërkimor) publikoi një artikull vitin e kaluar në të cilin zbulohej se spitali privat “Zhan Mitrev” u ngarkonte pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.