​Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, të enjten (sot) do të jetë temë e diskutimit edhe liberalizimi i vizave për Kosovën – marrëveshja trepalëshe, ku do të votohet.

Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, të enjten (sot) do të jetë temë e diskutimit edhe liberalizimi i vizave për Kosovën – marrëveshja trepalëshe, ku do të votohet.

“Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe (rapor. Thijs Reuten)”, është njoftuar në faqen në Twitter të Komitetit.

Për votimin ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.

“Pas marrëveshjes shumë gjatë të pritur, që u arrit mes shteteve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ne do ta mbajmë ritmin në Parlamentin Evropian. Votim në Komitetin këtë të enjten”, ka shkruar në Twitter.

Deri më tash nga Parlamenti Evropian ka pasur mbështetje të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Parlamenti kishte bërë edhe presion ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që sa më parë të miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë në BE pa viza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.