Doktor James Bedford më 12 janar të vitit 1967, bëhet personi i parë që ruhet kryonikalisht ose në gjendje të ngrirë, me qëllim të ringjalljes në të ardhmen.
Doktor James Bedford më 12 janar të vitit 1967, bëhet personi i parë që ruhet kryonikalisht ose në gjendje të ngrirë, me qëllim të ringjalljes në të ardhmen.
Bedford ishte profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë dhe autor i disa librave në fushën e tij. Pak orë pas vdekjes nga kanceri, trupi i Bedfordit u vendos në temperaturë të caktuar nën-zero gradë celsius.
Me testament, 73-vjeçari kishte lënë edhe 100 mijë dollarë që të përdoreshin për mirëmbajtjen e trupit në gjendje të grirë.
Që nga ajo kohë, 12 janari festohet si Dita e Bedfordit nga ata që besojnë në këtë mënyrë ruajtje për t’u kthyer në jetë kur mjekësia të jetë në gjendje të shërojë çdo sëmundje.