Vodhi në gjendje të dehur, arrestohet llapjani

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte vjedhur në një lokal në Podujevë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se i njëjti ishte në gjendje të dehur, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 10.01.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte thyer një lokal dhe nga aty kishte arritur të marr gjësende të ndryshme. Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.