Arrestohet një person për shpërdorim të pasurisë së huaj në Ferizaj

Me datën 18.12.2022 rreth orës 19:20 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj është një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj.
Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet .Policët hetues pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot me datë 13.01.2023 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin SH.L ( M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë ia kishte dhënë në kompensim personit tjetër për një borgj, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën .
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ” Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Leave a Reply

Your email address will not be published.