“Rrëfime dhe urtësi”- Rëndësia e faljes

Një ditë, mësuesi i një shkolle kur hyri në klasë ua bëri një propozim nxënësve, duke iu thënë: A dëshironi të merrni pjese në një përvojë jetësore? Nxënësit të gëzuar, pa ngurruar pranuan propozimin e mësuesit.
Mirë pra, u tha mësuesi, më premtoni që tash e mbas do të bëni çfarë të them unë. Ata premtuan dhe mësuesi vazhdoi: Tani bëhuni gati për detyrën e parë. Nesër do të sillni të gjithë nga një torbë dhe nga pesë kilogramë patate.
Nxënësit nuk kuptuan shumë nga kjo punë mirëpo mëngjesin e nesërm të gjithë i kishin gati patatet. Mësuesi, të cilin e shikonin me kureshtje iu tha: Për çdo njëri të cilin nuk e keni falur deri më sot, merrni nga një patate dhe në të shkruani emrin e tij dhe futeni në torbë.
Disa nga nxënësit shkruan nga katër-pesë patate. Disa të tjerë e mbushën deri në grykë. Mësuesi u bëri sqarimin e dytë nxënësve që kishin bërë sytë katër: Këto torba do t’i mbani mbi supe për një javë me radhë nga do që të shkoni.
Kishte kaluar një javë. Sapo hyri mësuesi në klasë, nxënësit fillojnë të ankohen: Mësues, shumë e vështirë qe ta mbash këtë peshë të rëndë mbi supe në çdo vend ku shkonim. Si dhe vazhdonin të ankoheshin: Mësues, patatet kanë filluar të kundërmojnë.
Njerëzit po na shikojnë me sy të çuditshëm. Jemi lodhur nga kjo situatë. Mësuesi duke qeshur u dha nxënësve këtë mësim; E shihni që duke mos falur e dënojmë në fakt vetën. E detyrojmë vetën të mbajmë pesha të renda në shpirt. Nëse falim tjetrin, mendojmë se i bëjmë mirë atij. Në fakt duke falur, së pari në i bëjmë mirë vetvetes.

 

/FatijonaBajraj/

Leave a Reply

Your email address will not be published.