Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj me drejtorin e çështjeve ligjore në këtë dikaster, Fatmir Hoxha dhe përmbaruesi privat Alban Ruli do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë.
Gjokutaj mungoi për shkak të problemeve shëndetësore. Ai është i shtruar në spital prej dy ditësh, ndërsa dy zyrtarët e tjerë ishin të pranishëm në sallë.
Megjithatë, vendimi do të merret edhe pa praninë e Gjokutaj, pasi avokatët e tij janë të pajisur me prokurë të posaçme.
Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar të njihen me aktet dhe seanca është shtyrë me një orë.
Gjokutaj, Hoxha dhe Ruli u arrestuan të mërkurën me akuzën e shpërdorimit të detyrës.