Gania e PDK-së e zhgënjyer me paraqitjen e Kosovës në Miss Univers: Kjo nuk më përfaqëson mua

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu njihet si njëra nga politikanet me të zëshme të opozitës.

Ajo nuk le temë  pa reaguar, këtë herë deputetes Musliu i ka rënë në sy veshja e përfaqësuese së Kosovës në Miss Universi që u mbajt këtë të diele.

Musliu ka reaguar ashpër duke thënë se “Kjo nuk përfaqëson kulturën dhe traditën time”, duke nënë kuptuar për  veshjen që miss Kosova kishte veshur në natën finale ku prezantoheshin kultura dhe tradita e çdo shteti.

Miss Kosova këtë herë nuk u përfol vetëm për veshjen por edhe reagimin e saj pasi kurorën e me të bukurës në univers e rrëmbeu Miss USA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.