I përkushtuar, i sinqertë e njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e për një Kosovë shumë etnike.
Këto janë fjalët që hiç më pak sesa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori besimin e 51 % qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, zgjodhi për të përshkruar Oliver Ivanoviqin, ish-politikanin serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë e dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës.
Kryeqeveritari kosovar, elozhet për serbin, i thuri të hënën në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij.
Lavdatat kryeministrore po i kundërshton ashpër kryetari i KMDLNJ-së për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani.
“Kryeministri nuk është dashtë ta lavdojë një kriminel. Asnjë kosovar e më së paku ai nuk duhet me thur elozhe për Ivanoviqin i cili ka vra shqiptarë”.
Ai përmendi rastet e vrasjeve të civilëve shqiptarë, për të cilat Oliver Ivanoviq ishte gjetur fajtor.
“Më 1999 në Lagjen Bair, përkatësisht te Kovaçt, i ka pushkatuar, Ivanoviqi ka qenë kryekrimineli, 31 shqiptarë, kryesisht të rinj. Më 16 prill 1999 në Lagjen Ura e Gjakut i ka pushkatuar pesë shqiptarë. Pas lufte, ka qenë kryesori i grupit “Rojat e Urës”, ku më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 i ka pushkatu 10 shqiptarë, pesë femra dhe pesë meshkuj, mesin e tyre edhe një fëmijë. Kush e ka lavdëruar ia paftë hairin”.
Dënimi prej 9 vitesh burgim ndaj Ivanoviqit për këto krime shkaktoi zhgënjim tek familjarët e viktimave shqiptare.
“Duhet kryeministri Kurti me ju kërku falje familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga dora e Oliver Ivanoqviqit”, këshilloi Barani – Kurtin pas postimit të së hënës.
Apeli e kishte rikthyer në rigjykim lëndën e rastit të Oliver Ivanoviq.
Vetëvendosje, në krye të të cilës është Albin Kurti, pati kritikuar dënimin e ulët për Ivanoviqin, duke thënë se ishte poshtërim për drejtësinë.
vendosje, në krye të të cilës është Albin Kurti, pati kritikuar dënimin e ulët për Ivanoviqin, duke thënë se ishte poshtërim për drejtësinë.
Madje patën përgatitur një dokumentar, ku flitej për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në Mitrovicë e përmendej edhe ish-politikani serb.