Anju Khatiwada, ndihmës-pilotja e fluturimi të Yeti Airlines që u rrëzua të dielën në Nepal, ishte e martuar me një pilot me të njëjtën linjë ajrore dhe i cili vdiq në një aksident avioni 16 vjet më parë, raportoi Reuters.
Përplasja e së dielës ishte më vdekjeprurësja në tre dekada atje, duke lënë 68 të vdekur. Aeroplani u rrëzua pranë aeroportit Pokhara, sipas Reuters dhe në të ndodheshin 72 persona.
Dyshohet se Khatiwada ka vdekur, por trupi i saj nuk është identifikuar, tha zëdhënësi i Yeti Airlines, Sudarshan Bartaula për Reuters.
Trupi i kapitenit të fluturimit, Kamal KC, është identifikuar, sipas agjencisë së lajmeve.
Zëdhënësi konfirmoi për Reuters se burri i Khatiwada, Dipak Pokhrel, vdiq në vitin 2006 kur një aeroplan pasagjerësh Yeti Airlines u rrëzua në Jumla.
“Ajo kryu shkollën e aviacionit me paratë që mori nga sigurimi pas vdekjes së burrit të saj,” tha Bartaula për Reuters.
Khatiwada iu bashkua linjës ajrore në vitin 2010, katër vjet pasi burri i saj vdiq kur avioni me të cilin po fluturonte u rrëzua pak para uljes, sipas Reuters.
Përpara rrëzimit të së dielës, 273 njerëz kishin humbur jetën në përplasjet ajrore në vend që nga viti 2000, sipas një raporti të Reuters.