Vlera e koeficientit përmes të cilit caktohen pagat e zyrtarëve publikë, është vendosur të jetë 110 euro. Kjo ka ndodhur pas më shumë se një muaj të miratimit të Ligjit në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria e Kosovës pati thënë se vlera e koeficientit pritet që të caktohet në muajin janar të këtij viti, ndërsa në muajin shkurt të hyjë në fuqi. Kjo vlerë do të përcaktohet bazuar në tërësinë e koeficienteve të shpërndara me Ligjin e Pagave.
Lidhur me përcaktimin e vlerës së koeficientit, në Kosovë ka pasur shumë propozime. Vlera e koeficientit është pritur të jetë minimalisht 120 euro, por ka pasur edhe kërkesa që kjo të shkojë deri në 150 euro.
Kujtojmë që në Gazetën Zyrtare tashmë është publikuar Ligji për Paga.
Koeficienti më i lartë, do të jetë për pagën e presidentit të vendit me 18.0, për të vijuar më pas më kryetarin/kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, 17.5, kryetarin e Kuvendit, 17, kryeministrin 17.