Lansohet pilot-projekti për unifikimin e sistemit të adresave

Është lansuar pilot-projekti për unifikimin e sistemit të adresave për qytetarët e Komunës së Mitrovicës dhe Istogut.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se përmes këtij projekt mundësohet ofrimi më i mirë i shërbimeve për qytetarët.

Lansimin e këtij projekti e mirëpritën edhe Vera Baumann, udhëheqëse e sektorit për zhvillim ndërkombëtar në Ambasadën e Gjermanisë dhe Massimiliano Paolucci, menaxher i zyrës së Bankës Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.