Ngriten 83 aktakuza për 89 persona për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 83 aktakuza për 89 persona për vepra të ndryshme penale.

Këto aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj.

”Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur
tetëdhjetetri (83) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente
janë parashtruar katërmbëdhjetë (14) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit kujdestar, kandaluar dy (2) persona të dyshuar,
ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur tridhjetetri (33) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personaveProkuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6)
personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.