Pesë persona janë arrestuar dje në Prizren për veprën penale “Marrje me prostitucion”.
“Pas një pune operativo – hetimore me datën 17.01.2023 janë arrestuar dhe intervistuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës së lartcekur. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të Gjykatës Themelore janë liruar.”, ka bërë të ditur Policia.
Rasti ka ndodhur më 5 korrik të vitit 2022.
Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.