Komuna e Mitrovicës vazhdon përkujdesjen ndaj qytetarëve të strehuar pas evakuimit

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Drita Ibrahimi, ka realizuar vizitë tek familjet që janë strehuar në objektet e kontraktuara nga komuna, pas evakuimit nga shtëpitë e tyre të cilat janë vërshuar pas reshjeve të shiut.

“Me këtë rast, drejtoresha, znj. Ibrahimi ka thënë se qytetarët të cilët janë të vendosur në ato objekte pranojnë shujta ditore tri herë në ditë, gjëra elementare për fëmijë, shërbime mjekësore, si dhe çdo kërkesë tjetër që paraqitet brenda 24 orëve”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Tutje njoftohet se Ibrahimi ka potencuar se drejtoria të cilën e drejton do të vazhdoj përkujdesjen ndaj qytetarëve që kanë nevojë.

Mes tjerash njoftohet se përmes donacioneve të ndryshme janë duke iu ndihmuar me pako ushqimore, higjienike dhe gjësende të tjera të nevojshme.

Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës njoftohet se deri më tani ka të strehuar 89 persona

Leave a Reply

Your email address will not be published.