Abdixhiku kërkon të pranohen propozimet e LDK-së: Çmimet e janë rritur mbi 50%, nuk mund të vazhdohet më kështu

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kostoja e jetesës në Kosovë është bërë e papërballueshme. Këtë Abdixhiku, thotë se ia kanë qytetarët në takimet që kishte sot me disa prej tyre.

Abdixhiku thotë se përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50 për qind.

Ai potencon se kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë, derisa në anën tjetër, Qeveria sipas tij nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për qytetarët.

Abdixhiku ka përsëritur propozimet e LDK-së për heqjen e TVSH-së në produkte bazike, të ulet çdo barrë tatimore dhe pagat të rriten në përputhej me inflacionin.

Ky, thotë ai është plani i LDK-së.

“Këtë mëngjes, në Prishtinë, në njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike, takova qytetarë që na thonë të njëjtën gjë: kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë. Pavarësisht kësaj rritjeje, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë.
Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.

Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, shkruan Abdixhiku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.