Një person dyshohet se është vetëvrarë në Kamenicë, në vendngjarje konfiskohet një pushkë automatike AK-47

Një person është gjetur pa shenja jete të martën në Kamenicë. I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË & VETËVRASJE

Kamenicë 24.01.2023 15:00-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.