Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në Fushë-Kosovë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete.
Policia ka informuar se njëri nga të dyshuarit ka marrë lëndime trupore me mjet të mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, ka informuar Policia.