Qeveria vazhdon shtesat për punëtorët e sektorit publik edhe për muajin janar

Qeveria e Kosovës ka vazhduar shtesat prej 50 euro për punëtorët e sektorit publik edhe për muajin janar 2023.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të qeverisë, tha se ky vendim është për shkak se Ligji për Paga hynë në fuqi në muajin shkurt dhe nuk kanë dashur të lejojnë të ketë një hendek gjatë këtij muaji.

Ekzekutivi prej muajit shtator 2022 ka ndarë shtesa prej 50 euro për gjithë punëtorët e sektorit publik për përballje me inflacionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.