Krasniqi takohet me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutuan për rolin e bashkatdhetarëve në mërgatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i PDK-së ka theksuar se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ndër të tjerash, në takim u theksua edhe roli i bashkatdhetarëve në mërgatë, të cilët kanë ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik përmes remitancave dhe investimeve.

Postimi i plotë:

Sot kam pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Zvicrës.

Në kuadër të këtij takimi, theksuam domosdoshmërinë e kultivimit të partneritetit mes dy shteteve tona, me ç’rast nënvizova edhe rolin e bashkatdhetarëve tanë në mërgatë, që kanë kontribuuar ndër vite në ruajtjen e këtyre raporteve të mira, si dhe kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes remitancave dhe investimeve.

Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, si shtet mik dhe partner strategjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.