/

Merret vendimi për yllin e Premier Ligës që është i arrestuar për përdhunim

Një futbollisti të Premier Ligës që ishte arrestuar në verën e kaluar nën dyshimet për përdhunim i është zgjatur lirimi me kusht deri në muajin qershor të këtij viti.

Futbollisti, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore, ishte arrestuar gjatë verës së kaluar në shtëpinë e tij në Londër, pas një akuze që ishte bërë nga një 20 vjeçare.

Ai u arrestua më tej ndërsa ishte në paraburgim, mbi akuzat për përdhunim të një gruaje tjetër në prill dhe qershor të vitit 2021.

Policia Metropolitane e ka konfirmuar se lirimi me kusht i futbollistit është zgjatur për të tretën herë me radhë deri në një datë të caktuar në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.