Basha për opozitën: Copa dojnë m’u bo kush po e themelon Asociacionin më shpejt

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i ka bërë disa pyetje lidhur me qëndrimet e opozitës në Kosovë dhe atë në Serbi.

Basha ka thënë se kur kryeministri Kurti kërkonte të ndaloheshin zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, opozita kishte heshtur.

Ndërsa sipas tij ato “copa dojnë mu ba kush po e themelon më shpejtë”.

Teksaduke folur për opozitën në Serbi, ai ka thënë se për çështjen e Kosovës janë të së njëjtës linjë me presidentin Vuçiq.

“A e keni pa opozitën në Serbi duke e quajt Vuçiqin anti-amerikan?

A e keni pa opozitën në Serbi duke i bë presion Vuciqit me i dorëzu të pagjeturit?

A e keni pa opozitën duke vrapu pas bashkësisë ndërkombëtare duke ju thënë se vetëm përkrahna se ne i respektojmë marrëveshjet me Kosovën?”, ka pyetur Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.