Hyrja e QKUK-së e rrethuar me mbeturina

Numri i madh i mbeturinave në kryeqytet, vazhdon të jetë problem. Grumbullimi i tyre vend e pa vend, po rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Një pamje jo e mirë na vjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ku në njërën nga hyrjet e saj shihet grumbull i madh mbeturinash.

Sipas disa fotografive, bëhet fjalë për hyrjen mbrapa QKUK-së.

Në fotografi shihen edhe qenë endacak, tek këto mbeturina, të cilët paraqesin rrezik për banorët që jetojnë përreth si dhe për qytetarët të cilët kryejnë shërbime në QKUK.

Një nga banorët e ndërtesave pranë QKUK-së ka bërë të ditur se ata rrezikohen jo vetëm nga qentë endacak, por edhe nga ndonjë sëmundje që mund të vije si pasojë e këtyre mbeturinave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.