Këshilltari i kryeministrit Kurti, Erzen Vraniq,i ka thënë se populli e ka votuar kryeministrin Kurti për parimet politike që përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Asociacionit.
Sipas Vraniqit, insistimi për “Zajednicën” dhe injorimi i Kurtit në raport me këtë temë, janë në kundërshtim me vullnetin e popullit.
“Populli e ka votuar me shumicë dërmuese Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albinin kryeministër për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës! Populli është kundër Zajednicës! Insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës! Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar Vraniqi.