Peci: E poshtër përpjekja për ta paraqitur SHBA-në si mike të Serbisë dhe armike të Kosovës

Ish- ambasadori i Kosovës dhe drejtori i KIPRED Lulzim Peci, ka thënë se përpjekja për ta paraqitur SHBA-në si mike të Serbisë dhe armike të Kosovës, është tendenca më e poshtër, sipas tij, që ka pasur ndonjëherë nga ata që po përpiqen të krijojnë një opinion të tillë publik.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se ata që po përpiqen ta paraqesin SHBA-në si armike të Kosovës dhe mike të Serbisë kanë qasje të poshtër.

“Përpjekja për ta paraqitur SHBA-në si mike të Serbisë dhe armike të Kosovës është tendenca më e poshtër që e kemi pasur ndonjëherë nga ata që po përpjekën të krijojnë një opinion të tillë publik.

Krejt këtë punë kemi me e paguar me kamatë. Dëmi që është duke ju bë marrëdhënieve me SHBA-të tani e ka arritur pikën kritike, e cila vështirë që do të rikuperohet në një të ardhme të afërt, por ndoshta edhe nuk do të arrihet asnjëherë”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.