Një protestë është thirrur për ditën e mërkurë, përpara objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.
Protesta që pritet të fillojë në ora 09:00, do të bëhet pas rritjes së çmimeve të qerasë për lokalet në Prishtinë, nga Ndërmarrja Publike Banesore.
Qeramarrësit dhe punëtorët e lokaleve kanë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë, për të shprehur pakënaqësitë lidhur me këtë gjë.