Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë Kosovë, Drenas e Obiliq

Arjeta Mjeku, zëdhënëse në Ujësjellësin ”Prishtina”, ka njoftuar se në Fushë-Kosovë, Drenas, Obiliq dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë do të vazhdojnë reduktimet e ujit të pijshëm.

“Të nderuar konsumatorë të Fushë-Kosovës, Drenasit, Obiliqit, Zonës Industriale, lagjes Kalabria në Prishtinë, ju njoftojmë me gjendjen aktuale të trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Sot, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj ka filluar me trajtimin e ujit me kapacitet minimal prej 150 l/ s, derisa në Drenas me kapacitet të reduktuar prej 40%, ngase niveli i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit aktualisht është (35 – 45 NTU)”, ka njoftuar Mjeku.

“Për të ruajtur cilësinë e ujit jemi të detyruar të trajtojmë ujë me kapacitet të reduktuar deri në stabilizimin e situatës, e cila pritet të ndodhë gjatë kësaj jave. Kërkojmë mirëkuptim deri në rikthimin e situatës së favorshme me furnizim me ujë të pijshëm”, ka shtuar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.