Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona nga Komuna e Drenasit, pasi dyshohen për veprat penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Të njëjtëve mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore, policia ua ka publikuar fotografitë.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin për media.
“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre”.