Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë një femër pasditen e djeshme ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi.
Bëhet e ditur se është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, ndërsa nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Rasti është inicuar si hetim mbi vdekjen
Prishtinë 02.02.2023 – 17:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.