Tri ditë më parë u raportua për një rast të ngacmimit në Prizren, ku viktimë ishte një vajzë e mitur. Personi i cili dyshohet se e ndoqi 11-vjeçaren deri në një market, ishte i panjohur deri më dje.
Burimet e DTV brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet personi i dyshuar.
DTV mëson se bëhet fjalë për 37-vjeçarin, Ferdi Ademi.
Ademi është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Gjatë dhënies së deklaratës së tij, para hetuesve policorë ai ka pranuar se ka pasur kontakt me të miturën.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.