Koci ankohet se nuk ka ngrohje në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Avokati Arianit Koci është ankuar për mungesën e ngrohjeve në sallat e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Në salla të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk ka ngrohje qe prej fillimit të sezonit të dimrit”, ka shkruar Koci në llogarinë e tij në Facebook.

Në fakt, tash e kuptova që nuk ka në asnjërën sallë. Kur temperatura është në mëngjes – 3, mbajtja e gjykimeve në këto kushte është farsë. Katastrofë!”

Koci është ankuar edhe për mungesën e reagimeve publike lidhur me këtë problem, madje e ka përmendur që në bufenë e këtij institucioni po ngrohen përmes një kaloriferi të cilin e kanë blerë privatisht.

“Çka është më e çuditshmja, sa po e shoh, nuk ka reagime publike nga ana e askujt”.

“Gjykimet duhet të ndërpriten derisa të krijohen kushtet në salla të Gjykatës”.

“P.S. Ironia është se në bife të Gjykatës, paska ngrohje; e paskan blerë privatisht një kalorifer”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.