Në Kuvendin e Serbisë për dy ditë radhazi është diskutuar për planin franko-gjerman lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ky diskutim ka eskaluar në disa raste, pasi që opozita serbe ka tentuat ta sulmojë Vuçiqin me arsyetimin se e ka dorëzuar Kosovën dhe po e njeh pavarësinë e Kosovës.
Brenda këtyre diskutimeve, Vuçiqi në rol edhe të kryeministrit, kryeparlamentarit e gjithçka tjetër, ka folur gjerë e gjatë për çdo gjë, dike nisur nga lista e zezë e vitit 1999 ku ishte edhe ai, pastaj për lirimin e Albin Kurtin nga burgu në kohën e Koshtunicës e deri te Haki Abazi.
“Në pyetje janë qindra milionë euro”, ka thënë Vuçiq.
Po ashtu në një rast tjetër po sot, Vuçiq ka thënë: “Se sa keq kemi negociuar në Bruksel tregon edhe deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili i është gëzuar aksionit tuaj dje në Kuvend dhe iu ka mbështetur, si dhe ju ka financuar, duke thënë se Asociacioni është lak në fyt për Kosovën”, ka thënë Vuçiq.