Berjani: çmimet e derivateve pritet të kenë rënie

Ditëve në vijim pritet të ketë rënie të çmimit të derivateve në Kosovë. Kështu ka konfirmuar  kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Kjo pasi siç ka thënë ai, ka rënie të çmimit në Berëzën Ndërkombëtare dhe kjo po reflekton edhe në Kosovë.

Berjani tutje ka bërë të ditur se këtë të shtunë çmimet e derivateve janë: Dizelli 1.44 cent deri në 1.51 cent, ndërsa benzina 1.30 cent deri 1.38 cent.

“Çmimet dhe tregu pritet të stabilizohet nga muaji mars sipas informatave nga organizata prodhuese OPEC”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.