Të shtëna me armë te rrethi i Graçanicës, shoferi i dyshuar ikë nga vendi i ngjarjes

Rastet e të shtënave me armë zjarri janë bërë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë përfundojnë me të plagosur e madje edhe tragjikisht. Përdorimi i armëve nëpër rrugë e hapësira publike po cenon kështu edhe sigurinë e qytetarëve. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, te rrethi i Graçanicës.

Këtë here i dyshuari dhe viktimat ishin në komunikacion kur ndodhi incidenti, motivet e të cilit akoma nuk dihen.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin  se rasti është denoncuar nga dy viktimat, që kanë raportuar se një person kishte shtënë me armë zjarri në ajër teksa ishte në afërsi të tyre, te rrethrrotullimi.

Bazuar në dëshminë e tyre, i dyshuari fillimisht e kishte tejkaluar veturën e viktimave dhe më pas e kishte mbushur armën, të cilën e shkrepi disa herë nga dritarja.

Posa rasti është denoncuar, një njësi policore ka intervenuar, ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur disa gëzhoja, që janë sekuestruar nga Policia dhe janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit

Leave a Reply

Your email address will not be published.