Kurti takim me ambasadorët e akredituar në Prishtinë dhe Lajçakun

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës do të takohet me ambasadorë dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Me këtë të fundit, Kurti tha se do të ketë një drekë pune, ku është pyetur se a do të diskutohet për Asociacionin e dialogun me Serbinë.

Kështu foli shkurt Kurti, pas prezantimit të platformës për punësim të të rinjve, derisa theksoi se më pas do të tregojë për atë se çfarë u diskutua.

Kurti: E kemi një drekë punë me emisarin e vecantë, Lajçak

(Video)

“E kemi një takim tash me gjithë ambasadorët të cilët janë të akredituar këtu në Prishtinë, në Republikën e Kosovës. Por edhe me diplomatë të tjerë të vendeve mike, e kemi një takim në orën 11:00. E më pastaj e kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, zotëri Lajçak. E më pastaj do të mund të flasim për këto gjëra, pasdite. Do t’ju tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë, por gjëja më e mirë që filloi sot është projekti ‘Super puna’, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit është pyetur se a do të prezantojë gjashtë kushtet e tij për Asociacionin, ndërkohë që ai ka përmendur platformën “Super Puna” dhe punësimin e të rinjve.

Kurti: Ata që dalin prej temës së rinisë, mund të flasim edhe për asociacionin e për dialogun

(Video)

“Ata që dalin prej temës së rinisë, ata që nuk janë bash të rinj, mund të flasim edhe për Asociacionin e për dialogun, e për zotëri Lajçak edhe për zëvendësin tim Bislimi. Por, pasi të kryejmë takimin dhe drekën e punës” , ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.