Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të enjten kur pritet të mbahet seanca, do të kërkojnë që të ngritët vlera e koeficientit në 120 euro, aq sa ka kërkuar kjo parti.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka kërkuar nga ekzekutivi që t’i marrë përbazë kërkesat e sindikatave, duke thënë se vlera e koeficientit prej 105 euro nuk është reale, marrë parasysh gjendjen ekonomike.
Ai ka kërkuar që anash të mos mbete as sektori privat.
“Besoj se mazhoranca do të këndellet karshi kërkesave nga sindikatat, kërkoj që të enjten të pajtohen me propozimet dhe të shkojë në ngritje të vlerës së koeficientit. Kjo duhet të jetë shqetësim i madh për kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, dhe besoj se duhet të reflektojnë karshi sektorit publik. Gjendje të rëndë e kemi edhe sektorin privat si pasojë e mungesës së investimeve. Rreth 700 milionë euro kanë mbetur në llogarinë bankare të Qeverisë dhe kjo ka ndikuar në kontratat që të mbesin pezull”, tha Tahiri.