Një burrë ka raportuar në polici se i është zhdukuar gruaja. Sipas tij, e njëjta ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Tërrnje të Suharekës.
“Fsh. Tërrnje, Suharekë 03.02.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.