Sot është raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur te ura në Kaçanik, ku një grua ka tentuar të kryej vetëvrasje. Viktima, e moshës 35 vjeçare ka tentuar të kërcejë nga ura për shkak të gjendjes së rëndë emocionale. Ajo u shpëtua nga Policia dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.
Teksa hetimet kanë nisur, DTV mëson se motivi që e shtyu gruan të tentojë t’i jap fund jetës ka qenë një konflikt që ka pasur me bashkëshortin e saj një ditë më parë.
Për pasojë, ajo vendosi që të largohej nga shtëpia dhe shkoi deri te ura, ku i kaloi rrethojat e urës, por fatmirësisht një qytetar njoftoi Policinë.
Pas raportimit të rastit, Policia kanë arritur ta ndalojnë 35 vjeçaren, e cila më pas është dërguar në këtë qendër për trajtim mjekësor.
Nga aty, viktima është transferuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt, për të vazhduar trajtimin mjekësor.
DTV mëson se Policia ka kryer disa ekzaminime në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pas mbledhjes së informacioneve të para, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.