Një person (me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit) ka raportuar se persona të panjohur gjatë kësaj periudhe kohore, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij duke vjedhur stoli ari dhe gjësende të tjera shtëpiake.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë periudhës një mujore sa ka qenë jashtë vendit, në fshatin Penuh të Podujevës.
Tutje bëhet e ditur lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar (me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit) ka raportuar se persona të panjohur gjatë kësaj periudhe kohore, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur stoli ari dhe gjësende të tjera shtëpiake. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.