Është duke vazhduar kërkimi për të mbijetuarit nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Në të dhënat e fundit njoftohet se numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 5 mijë në të dyja vendet.
Në Turqi numri i viktimave raportohet të jetë 3 mijë e 419.
Kjo është konfirmuar nga zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay. Po ashtu u theksua se 20 mijë e 534 persona raportohet të jenë të lënduar dhe 6 mijë ndërtesa janë shembur.
Ndërsa në Siri numri i të vdekurve është rritur në 1 mijë e 602.
Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave në Turqi në përditësimin e fundit bëri të ditur se mbi 24 mijë e 400 zyrtarë të personelit të emergjencave të cilët po ndihmojnë në kërkim-shpëtim.
Shqetësim edhe më i madh tani për tani janë edhe temperaturat e ulëta që kanë ndikuar edhe në ngrirje.