Tërmeti apoliptik në Turqi e Siri i cili mori jetën e mijëra njerëzve po cilësohet të jetë tërmeti më shkatërrues në 100 vjetët e fundit në këtë rajon turk e sirianë, ndërsa ky tërmet sikur krijoi pasiguri edhe tek vendet tjera rajon.
Një frikë e tillë u ngjall edhe në Kosovë, ndërsa shumë pyetje kanë në vetvete qytetarët e saj, ndërsa sezmiologët sikur “zbehin” frikën që edhe në Kosovë mund të kemi tërmete të tilla me fuqi shkatërruese.
Pra rrezikun se edhe Kosova mund të goditet nga tërmetet e fuqishme, kurreshtjen e qytetarëve e shuan sezmiologu Shemsi Mustafa i cili jep detaje për pozicionin e Kosovës si vend mesdhetar e që sipas tij nuk mund të shmanget nga rreziku i tërmeteve.
Tutje Mustafa ka kujtuar kështu edhe tërmetin e vitit 1921 në Kosovë me magnitude 6.1 shkallë të Rihterit.
Këtë tërmet, sezmiologu Mustafa e vë në rikujtesë për faktin siç thotë ai tërmetet e ndodhura janë bazë për përcaktimin e rrezikut sizmik në rastet kur ka mungesë të pajisjeve për parshikimin e tërmeteve.
Tërmeti më i fortë i regjistruar dhe i dokumentuar në Kosove është tërmeti i vitit 1921, në zonën Viti-Ferizaj- Gjilan me një magnitud prej 6.1 në shkallën Richter dhe një intensitet prej 8.5 ballë Mercali.
“Meqenëse nuk ka ende pajisje për parashikimin e tërmeteve të saktë për kohën, lokacionin dhe madhësinë, karakteristikat themelore të rrezikut sizmik përcaktohen në bazë të të dhënave për tërmetet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe ato tërmete jashtë territorit të Kosovës, të cilat kanë efekte të konsiderueshme në territorin tonë. Në përgjithësi nuk ekziston asnjë rregull i tërmeteve si peridotitet, por vetëm për sa i përket probabilitetit të ndodhjes së ngjarjeve në një vend të caktuar, bazuar në katalogun e tërmeteve dhe disa faktor, si tektonik, gjeologjik si dhe topografik, të studiuara dhe të llogaritura në përpilimin e hartave të Rrezikut Sizmik”, sqaron Mustafa.
Eksperti Mustafa, tregon se Kosova si tërësi gjeografike është zonë sizmike me rrezik nga tërmetet , por sipas tij disa komuna rreziku është më i theksuar.
“Zonat me rrezikun më të lartë sizmik në territorin e Kosovës janë; zona sizmogjene Pejë-Istog, ZS Ferizaj-Viti-Gjilan, ZS Kopavnik, ZS Prizren-Gjakovë, këto janë zona që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitud maksimale 6.5 shkallë të richterit, kurse zonat me rrezik më të ulët, ZS Drenicë, ZS Prishtinë-Mitrovicë, këto janë zonat që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitud maksimale 6.1 shkallë të richterit”, deklaroi Mustafa.
Ndryshe, sizmiologu Mustafa spjegon se çka janë tërmetet sipas shkencës, ndërsa thekson se është çlirim i energjisë së akumuluar dhe për pak sekonda lëvizin pllakat tektonike të cilat pastaj krijojnë dridhje.
“Akumulimi i energjisë për një periudhë të gjatë, ku në brendinë e tokës manteli i jashtëm vepron si rrymim konveksional dhe nga temperaturat e larta krijohet një presion në çlirimin e një sasie te energjisë për pak sekonda duke lëvizur pllakat tektonike ne te gjitha drejtimet duke krijuar dridhje bazuar ne sasinë e energjisë së çliruar, varet se cilës zonë i përket”, thekson Mustafa.