Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë në Prishtinë

Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, një burrë në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të martën pasdite, në rrugën “Sylejman Vokshi”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.