Qytetarët e Stambollit me duartrokitje nisën kamionat ndihmës drejt zonës së tërmetit

Televizioni DTV ka siguar pamje të videove ku qytetarët e Stambollit janë mobilizuar të ndihmojnë zonën e prekur nga tërmeti në Turqi.

Mësohet se ata kanë përgaditur pako ndihëmse dhe me duartrokitje kanë përcjellë kamionat të cilët i nisën drejtë zonës së tërmetit.

Ku shumë prej tyre kanë humbur familjar dhe kërkojn që secili shtet të ndihmojë dhe solidarizohet me ta.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit nga autoritetet turke, numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi është 7108, ndërsa të lënduarit janë 40910.

Në Siri, numri i të vdekurve, sipas raportimeve është 2,530. Në total, të vdekurit tani i kalojnë 9600 (9638), ndërkohë që nuk ka shifra për të zhdukurit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.