LDK-ja me tri propozime për ta luftuar inflacionin: “Një tjetër mashtrim nga pushteti”

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.

Sipas këtij subjekti politik, kjo është edhe një nga mashtrimet e Qeverisë Kurti, pasi premtonin se “përballueshmëri e kostos së jetesës”.

Në anën tjetër, LDK-ja thotë se e ka planin për t’i përkrahur familjet në këtë krizë ekonomike.

LDK-ja propozon heqjen e TVSH-së në produkte bazike dhe të ulet çdo barrë tatimore.

Po ashtu, kjo parti opozitare kërkon rritjen e pagave në përputhje me inflacionin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.