Dje (e enjte) më 9 shkurt rreth orës 18:50, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdё të Komunës së Istogut.
Nga ky vet aksident ka humbur jetën një person, derisa trupi i tij me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
“Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasoj humb jetën, vdekjen e se cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.