Arrestohet mashtruesi kosovar, e dhunoi një femër duke iu prezantuar rrejshëm si polic

Një person është arrestuar paraditën e sotme nga Policia e Kosovës. R.S ishte raportuar për një rast dhunimi nga një femër.

I njëjti prezantoj rrejshëm si zyrtar policor.

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022.

Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.
Mbështetur në rezultatet e hetimit, personi i dyshuar:

R.S, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor).
Me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit, pasi që ndaj tij kanë qenë 7 urdhëresa aktive nga Gjykata” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.