Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku tha se kryeministri Albin Kurti, opozitën po e sheh si palë negociuese sa i përket marrëveshjes me Serbinë e për Asociacionin.
Ajo i është përgjigjur deklaratave të sotshme të Kurtit në Kuvend, i cili dha disa këshilla për opozitën se çfarë qëndrimi të mbajnë para ndërmjetësuesve.
Çitaku tha se kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë, dhe jo opozita.
“Kryeministri jeton në deluzion, Escobari e as Lajçaku nuk negociojnë me neve, as për marrëveshjen final as për Asociacioni Kryeministri i Kosovës e përfaqëson Kosovën. Ne nuk negocoijmë në emër të Kosovës. Kurti opozitën na trajton si palë negociuese. Ato kushte ai duhet t’ua thotë ndërmjetësve”, tha ajo.
Tutje, Çitaku tha se PDK-ja e mbështet një marrëveshje gjithëprfshirëse me njohjen reciproke në qendër.