Për 24 orë, janë ngritur 67 aktakuza kundër 79 personave

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 79 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katër persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur 37 aktakuza kundër 42 personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Më poshtë lexoni aktakuzat e ngritura nga prokuroritë themelore të komunave të Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një person dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.